AlbaniaForum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbaniaForum

Mir se vini, shpresojm qe te argetoheni


You are not connected. Please login or register

Feja Islame

Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Feja Islame Empty Feja Islame Fri Feb 05, 2010 6:06 pm

Admin


Admin

Feja Islame (ar. : إسلام islām nënshtrim ndaj Zotit; الإسلام al-islām Islami në kuptimin feja e të nënshtruarve ndaj Zotit) me përafërsisht 1,2 miliardë besimtarë, është feja e dytë me radhë sipas numrit të besimtarëve, pas fesë krishtere (2,0 miliard). Besimtarët e kësaj feje thirren mysliman.
Islami është fe monoteiste, që definohet në bazë të Kuranit, i cili për myslimanët është fjala e pakorrigjueshme e Zotit. Burimi i dytë për myslimanët janë fjalët e Profetit Muhammed dhe praktika e tij (Sunneti).
Islami pretendon të jetë praktikë jetësore e njeriut dhe metodologji e të menduarit të tij. Islami është fe e cila përfshin në përgjithësi çdo çështje jetësore. Me termin "Islam" nënkuptojmë-nënshtrim, dorëzim, ndërsa me termin "mysliman" nënkuptojmë atë që i është nënshtruar (dorëzuar) urdhrave të Allahut dhe njëkohësisht zbaton ligjet e tij
Besimi dhe praktika
• Teuhidi i Allahut • Deklarata Islame • Namazi • Agjërimi • Haxhxhi • Zekati •
Figura të njohura
• Muhammedi • Sahabët • Profetët në Islam • Ebu Bekir • Omeri • Othmani • Aliu
Tekste dhe ligje
• Kur'ani • Suret Kur'anore • Hadithi • Sheriati • Jurispudenca Islame •
Medh-hebet në Islam
• Hanefi • Shafi • Maliki• Hanbeli •
Aspektet shoqërore
• Akademia • Teologjia • Filozofia • Shkenca • Arti • Arkitektura • Qytetet • Kalendari • Festat • Gruaja • … në Kur'an • Sufizmi•
Shih edhe
• Fjalori Islam •

Tabela e përmbajtjeve [fshih]
1 Zanafilla e Islamit
2 Kushtet kryesore të Besimit në Islam
3 Shtyllat e Fesë Islame
4 Grupacionet kryesore të Islamit
5 Shkollat juridike islame
6 Historia e Islamit
6.1 Historia e Islamit në tokat Ilire
7 Qytetet e shenjta Islame
8 Shiko dhe
9 Lidhje të jashtme


Zanafilla e Islamit

Kur'ani të gjithë profetët i konsideron myslimanë dhe Ademin (njeriun e parë të krijuar) e konsideron besimtarin dhe profetin e parë. Muhammedi konsiderohet vetëm profeti i fundit i Zotit, përmes të cilit Zoti njofton njerëzimin rreth devijimeve në besim që janë shkaktuar gjatë shekujve të shumtë.

Kushtet kryesore të Besimit në Islam

Kushtet kryesore të Besimit Islam janë :
Besimi në Allahun, Zot Krijues i Qiejve dhe Tokave
Besimi në Melekët (Engjëjt) e Allahut, si krijesa të Tij. Feja Islame tregon se Allahu nga drita, krijoi melekët, që kanë detyra të caktuara.
Besimi në Pejgamberët e Allahut (profetët). Mbi 124 mijë persona, Feja Islame thotë se Allahu i zgjodhi për ta përcjellur misionin e Tij tek popujt. Të gjithë këta ishin Pejgamberë, ndër të cilët 5 më kryesorët ishin : Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi.
Besimi në Librat e Allahut. Islami mëson se janë 4 libra kryesorë të Allahut, Tevrati që iu zbrit Musait, Zeburi që iu zbrit Davudit, Inxhili që iu zbrit Isait dhe Kur'ani që iu zbrit Muhammedit. Ndërsa përmenden edhe disa fletushka që iu janë zbritur Shitit (djali i Ademit, njeriut dhe Pejgamberit të Parë), Ibrahimit dhe Musait.
Besimi në Ditën e Kijametit (ringjalljës). Islami tregon se pas shkatërrimit të botës, njerëzit do të pyeten për veprat që kanë bërë gjatë jetës së tyre në Tokë, në një ditë të gjatë që quhet Dita e Kijametit (ringjalljes) ose e Gjykimit.
Besimi në Caktimin e Allahut. Islami mëson se çdo që ndodh është nën dijeninë dhe Caktimin e Allahut.


Shtyllat e Fesë Islame

Deklarata Islame / Shehadeti: "Esh-hedu en la ilahe il-lallah, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu"
"Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.
Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.
Agjërimi në muajin e Ramazanit.
Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.
Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.


Grupacionet kryesore të Islamit

Shumica e myslimanëve në botë, i takojnë drejtimit Sunni, që njihet edhe si Ehli Sunnet. Sunnitët preferojnë termin "sekt" për të gjitha grupacionet e tjera. Një numër i madh i grupacioneve, janë të degëzuara në nëngrupe të ndryshme, një pjesë e të cilave sot janë inekzistente, mirëpo ende gjenden nëpër libra të ndryshme. Gjithsejt numri i sekteve dhe nëngrupeve të tyre arrin në 73.
Sektet islame, në shumicën e rasteve janë krijuar me qëllime politike, gjatë mosmarrëveshjeve të grupeve të interesit, në caktimin e halifëve (kalifëve), prijësve të myslimanëve. Sektet, janë një mënyrë tjetër e besimit, nga ajo që besojnë shumica e myslimanëve.
Disa nga sektet kryesore janë :
Shi'izmi (Rafidizmi). Që beson se pas Muhamedit, Kalifati Islam i ka takuar Aliut. Ky sekt, ka shtuar disa pjesë në Kur'an, dhe pretendon se janë pjesë të Librit të Shenjtë. Numri më i madh i shiitëve, besojnë edhe në 12 imamë (kalifë) të tjerë pas Aliut.
Havarixhët. Një grupacion politik i krijuar pas vrasjes së kalifit të tretë Othmanit. Besojnë se personi i cili nuk i kryen detyrimet fetare ka dalë nga Feja Islame. Ky sekt, mori vendim që të vrasë Aliun dhe Muaviun gjatë luftës së tyre për pushtet, por arritën të vrajnë vetë, Aliun. Idetë ë tyre janë frymëzim për disa lëvizje bashkohore islame, si dhe për disa lëvizje terroriste. Omani si shtet, praktikon një version të këtij sekti, me emrin Ibadije.
Murxhi'et. besojnë se Besimi Islam realizohet vetëm me zemër dhe gjuhë. Kryerja e obligimeve fetare sipas tyre nuk e largon askend nga rradhët e Islamit.
Mu'tezilët. Nuk e besojnë Caktimin e Zotit (sipas mënyrës tradicionale sunnite), nuk i besojnë Cilësitë dhe Emrat e Allahut dhe janë të prirur nga filozofia dhe racionalizmi.
Esharizmi. është një devijim i Ehli Sunnetit në drejtim të ideve mu'tezilite. Pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite.
Maturidizmi. Si ide, është në mes të esharizmit dhe Ehli Sunnetit. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite. Ideja e maturidizmit është ideja kryesore tek myslimanët e trojeve shqiptare. Të gjitha medresetë që veprojnë në kuadër të bashkësive islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, besimin islam e mësojnë në bazë të ideve të Maturidiut, që është shumë i afërt me Ehli Sunnetin.
Sufizmi. Ky sekt është i prirë në drejtim të ideve filozofike shpirtërore (që tek sunnitët përmbledhen në termin Zuhd). Por me kalimin e kohës, sufizmi u formësua si sekt më vehte, duke u degëzuar edhe në 12 tarikate - shkolla filozifike mistike. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite.
Bektashizmi (Alevizmi). Sekt që paraqet një devijim të Islamit në drejtim të Krishterimit Ortodoks Lindor. Bektashizmi u krijua me qëllim të sintetizimit të dy feve që mbizotëronin Perandorinë Osmane. Ishte fe zyrtare e jeniçerëve (fëmijë të krishterë që trajnoheshin për njësinë speciale ushtarake të Perandorisë Osmane). Bektashizmi me kalimin e kohës ka shpallur veten si fe, e cila është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Nga të gjitha grupacionet myslimane, Bektashizmi nuk konsiderohet si pjesë e Islamit.
Ahmadiyya është bashksi fetare e cila beson në ardhjen e Mesiut dhe Mahdiut të premtuar.


Shkollat juridike islame

Artikull Ebu Hanife
Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik të rregullave të Islamit, që nxjerren nga burimet kryesore të Fesë Islame, Kur'anit dhe Sunnetit si dhe disa burimeve të tjera. Janë katër shkolla juridike islame që respektohen nga sunnitët dhe një shkollë juridike që respektohet nga shiitët. Shkollat juridike njihen edhe me emrin medh-heb.
Medh-hebi Hanefi, i përhapur në Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesën kryesore të Turqisë, Ballkan, në një pjesë të Sirisë dhe Irakut etj.
Medh-hebi Shafi, i përhapur në Egjipt, disa pjesë të Afrikës Veriore dhe në disa pjesë të Sirisë dhe Turqisë.
Medh-hebi Maliki, i përhapur në Maroko dhe disa pjesë të Afrikës Veriore.
Medh-hebi Hanbeli, i përhapur në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emirate, Bahrejn, Katar, Jemen e të tjerë.
Medh-hebi Xha'aferi, i përhapur në Iran, ne pjesën shiite të Irakut dhe në përgjithësi tek shiitët.


Historia e Islamit në tokat Ilire
Artikulli Kryesor: Historia e Islamit në tokat Ilire
Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve evropianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të). Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët). Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve. Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër). Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të. Me pushtimin otoman nis faza më aktive e pëhapjes së islamit.


Qytetet e shenjta Islame



Shtete me një përbërje të popullsisë prej më shumë se 10% myslimanë.
(jeshile:myslimanë sunitë, e kuqe:myslimanë shiitë, blu:myslimanë ibaditë)
Mekka
Medina
Al-Kuds




Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, obligim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i obliguar por me lehtësime). Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit. Gjat kryerjes së namazit muslimanët kthehen kah Qabja.



Argumente mbi faljen e namazit

Artikulli kryesorë: Ajete Kur'anore mbi faljen e namazit
Artikulli kryesorë: Hadithe mbi faljen e namazit

Falja e namazit bëhet duke u bazuar në rregullat e dala nga dy burimet kryesore të legjislacionit islam, pra Kur'anit dhe hadithit. Muslimanët gjat tëgjitha veprimeve para, gjat dhe pas faljes së namazit bazohen në këto dy burime. nësë në ndonjë veprim keto dy burime janë me deklarim jo direkt, të pa kuptueshëm për masën atëherë merret parasyshë konkluzioni i dijetarëve islamë të cilët janë legjitim dhe të pranueshëm.



Kushtet e namazit

Namazi si tërësi ka 12 kushte (obligime, farze), pa mos llogaritur nënkushtet të cilat i kan këto kushte, të cilat patjetër duhet t'i ket për t'u llogaritur i kryer. Nga këto dymbëdhjet kushte gjashtë (6) janë kushte që duhet plotësuar para hyrjes në namaz kurse gjashtë janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e vet aktit të namazit.
Kushtet para hyrjes në namaz
Trupi, Petku dhe Vendi i pastër i pastër - për të kryer namazin duhet të kemi trupin e pastër si pikë nisje pa të cilën nuk kemi namaz edhe pse e kryejmë fizikisht, poashtu edhe petku duhet qenë i pastër, gjithashtu dhe vendi i faljes duhet të jetë i pastër, posaçërisht pjesa ku vendohet balli dhe hunda.
Abdesi - pastrimi i trupit para faljes.
Veshja sipas rregullave - për të kryer namazin duhet veshur sipas rregullave islame ku burri më së paku duhet të jetë i mbuluar nga gjunjtë gjer mbi kërthizë, kurse femra më së shumti mund të ket të zbuluar këmbët gjer në nyje, duar gjer në nyje dhe fytyrën.
Koha e namazit - asnjë namaz nuk mund të falet para kohe, e as nuk e ka vlerën e vetë pas kohës së caktuar, pra secili namaz ka kohën e vetë.
Drejtimi kah Qabeja - kusht i faljes së namazit është të drejtuarit kah Qabja.
Nijeti - për të kryer një namaz duhet vendosur për të falë atë me sinqeritet kështu që duhet bërë nijet (me zemër) për faljen e tijë për All-llah (Zot) dhe jo për sy e faqe.
Kushtet e lidhura drejt përdrejt me faljen
Tekbiri fillestarë - është thënja All-llahu Ekber (All-llahu është më i Madhi) dhe me këtë hyhet në namaz.
Të ndenjurit në këmbë -
Rukuja -
Sexhdeja -
Të ndenjurit ulur -
Dalja nga namazi -


Artikulli kryesor: Falja e namazit
Namazi, si lutje e organizuar dhe e caktuar sipas rregullave islame, ka disa pjesë përbërëse të cilat e përcjellin para dhe gjat kryerjes dhe pa të cilat namazi nuk llogaritet.
Para faljes së namazit rregull dhe element kryesorë për faljen e namazit pa të cilin jo që nuk pranohet namazi por edhe njeriu i vetedijshem nëse falë namaz llogaritet mëkatarë është abdesi.
Pjesët që e përbëjnë namazin janë:
Tekbiri Fillestar
Të ndenjurit në këmb
Rukuja
Sexhdeja
Të ndenjurit ulur
Dalja nga Namazi

Prishja e namazit
Artikulli kryesor: Prishja e namazit
Namazi ka kushte të caktuara përmes të cilave duhet të kryhet. Njerëzit nga padituria ose nga pa vetëdija (mos përqëndrimi i duhur) gjat kryerjes së namazit qoft vetë ose me imam bëjnë gabime të shumta të cilat mund të shpien deri në uljen e vlerës së namazit ose edhe prishjen (shkatërrimin) në tërësi që nënkupton ri përsëritjen e namazit.
Që nga para hyrja në namaz, namazi është i prishur nësë personi nuk ka marr abdesin në tërësi ose edhe nëse nuk ka plotësuar tëgjitha obligimet e abdesit.


Si falet namazi

Rregullat e faljes së namazit nga femrat
Të falurit e namazit për femra ka dallim nga të falurit e namazit për meshkuj jo vetëm në mënyrën e të falurit por edhe në kushtet e kohës së faljes së namazit. Me kohën e faljes së namazit nënkuptohet periudha kohore dhe jo koha brenda ditës.
Namazi në përgjithësi është obligativ për tëgjith muslimanët të moshës së pjekur. Në këtë gjithpërfshirje nuk marrin pjesë njerëzit me të meta psiqike sepse islami i ka liruar nga tëgjitha përgjegjësitë dhe obligimet, por nuk lihen anash njerëzit me të meta fizike këta njerëz kanë lehtësime në faljen e namazit pra se prap e kan të obliguar.
Gratë kan një statut të posaçëm në këtë drejtim. Grave u është e ndaluar falja e namazit gjat kohës së menstruacioneve dhe gjat kohës së lehonisë, sepse namazi kërkon pastërti jo vetëm psiqike e shpirtërore por edhe pastërti fizike.
Rregullat e faljes së namazit nga meshkujt


Namazi sipas kohes
Lutjet (namazet) ditore të muslimanëve:
Emri Koha Sunnet Farz Sunnet të fundit Vitër
Sabahu (فجر) Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s'ka s'ka
Dreka (ظهر) Pasdite gjer ne Ikindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s'ka
Ikindia (عصر) Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat ska s'ka
Akshami (مغرب) Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s'ka 3 Rekat 2 Rekat s'ka
Jacia (عشاء) Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat


Fiter Bajrami
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.


Falja e namazit të Bajramit

Namazi i Bajramit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.
Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.
Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’ëla ose Kaf). Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.


Përgatitja për festën e Bajramit

Nga elementet përgatitjes për festën e bajramit janë:
Larja e trupit.
Të stolisurit me rrobe të bukura.
Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e Bajramit.
Shkuarja herët në musal-la për të falur namazin e Bajramit.
Shkuarja në musal-la këmbas.
Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga musal-la.


Gabimet që bëhen në këtë festë

Shumë njerëz duke mos i ditur rregullat që kanë të bëjnë me festën e Bajramit, bien në gabime, që duhet tërhequr vërejtjen nga ato:
Agjërimi i ditës së Bajramit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka ndaluar këtë vepër, siç transmetohet nga Ebu Seid el-Hudriju në Buhari dhe Muslim.
Mospjesëmarrja e grave në faljen e namazit të Bajramit. Duke pasur parasysh faktin, se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka urdhëruar që gratë të falin këtë namaz.
Mosdhënia rëndësi këshillimit të grave në hutben e Bajramit.
Caktimi i vizitimit të varrezave ditën e Bajramit. Kjo vepër bie në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Shqiptimi i tekbireve bashkërisht. Gjithashtu kjo është në kundërshtim me praktikën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Gëzimi për shkak kalimit të muajit Ramazanit dhe kthimit të jetës së shfrenuar. Kjo nuk gjendet përveç se tek ata të cilëve All-llahu [subhanehu ve teala] ua ka vulosur zemrat në mëkate.



Pas festës

Prej shenjave të pranimit të adhurimit është vazhdimi i bamirësisë pas çdo vepre të mirë. Të parët tanë [All-llahu i mëshiroftë], gjithmonë janë përpjekur që adhurimin ndaj All-llahut [subhanehu ve teala] ta përkryejnë, janë kujdesur që veprat e tyre të jenë në përputhje me sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e me këtë të jetë e pranuar tek All-llahu [subhanehu ve teala]. Ibën Omeri [radijall-llahu anhu] thotë: Që të pranohet një vepër e imja tek All-llahu [subhanehu ve teala] është më mirë për mua se sa tërë bota.
Vetëm All-llahun [subhanehu ve teala] e lusim që t’i drejtojë muslimanët në rrugë të drejtë, t’i bëjë ata prej atyre që shkojnë rrugës së Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shokëve të tij. Sepse tërë e mira është në pasimin e selefit )gjeneratave të para të myslimanëve), kurse e tërë e keqja është në pasimin e shpikjeve në fe.


Ajete dhe hadithe mbi bajramin

Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine dhe gjeti njerëzit duke festuar dy ditë të caktuara. Ai pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë”? Ata u përgjigjën: Në periudhën e injorancës, këto ditë ishin festa për ne. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “All-llahu ua zëvendësoi me dy ditë më të mira, me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramit.” (Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi – hadith sahih)
All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’anin Famëlartë thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (A’la: 14-15) Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd.” (Keuther: 2)
Ummu Atijje thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit”. (Buhariu, Muslimi)
Ibën Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vononte namazin e Fitër Bajramit dhe shpejtonte namazin e Kurban Bajramit, e Ibën Omeri për shkak të përkujdesjes së tij të madhe në pasimin e sunnetit, nuk dilte në namaz derisa të lindte Dielli.”
Transmeton Nafiu nga Ibën Omeri [radijall-llahu anhuma] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lahej ditën e Bajramit para se të shkojë në musal-la (Hapësirë e madhe ku falet namazi i Bajramit.. (Bejhakiu dhe Maliku – hadith sahih)
Transmeton Xhabiri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur një xhybe të veçantë, që e ka veshur në dy bajramet dhe në xhuma. (Ibën Huzejme në sahihun e tij)
Enesi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para se të shkojë për të falur namazin e Bajramit hante hurma.
Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: Prej sunnetit është shkuarja në musal-la për të falë namazin e Bajramit këmbas.
Ibën Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditën e Bajramit e ndërronte rrugën, shkonte në një rrugë dhe kthehet nga një tjetër.
Ummu Atijje thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit. (Buhariu, Muslimi)

Kurban Bajrami
Kurban Bajrami - Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) është festë fetare Islame gjatë ditëve të të cilit myslimanët të cilët kane mundësi financiare flijojnë kafshë në emër të Allahut dhe një pjesë nga mishi i tyre ua dhurojnë të varfërve.
Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Maroko. Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Turqi quhet kjo festë Kurban Bayrami. Kështu quhet edhe në Shqipëri, Bullgari dhe Rusi. Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë:
Në emër të Allahut بسم الله
Dhe Allahu është më i madhi والله أكبر
O Allah, kjo me të vërtetë është për ty اللهم إن هذا منك ولك
O Allah, pranoje nga unë اللهم تقبل مني
Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.


Historia

Me mijëra vite lugina e Mekës ishte një vend i thatë dhe pa banorë. Myslimanët besojnë se profeti Ibrahim ishte këshilluar që të sjellë gruan e tij Haxhira dhe birin e tij Is’mail që të mbroj ata nga xhelozia e gruas së dytë të Ibrahimit e cila quhej Sara. Ai i la ata aty me pak ushqim dhe ujë. Mirëpo këto u sosën shpejtë dhe Haxhira dhe Ismaili vuanin nga uria dhe etja. Haxhira shkoi për të kërkuar ndihmë pas kodrave, por ajo u lodh dhe u shtri afër Is’mailit duke ju lutur Allahut.
Is’maili e futi këmbën në tokë dhe uji filloj të dalë nga toka. Tani që ata kishin ujë e shkëmbenin atë me ushqim me nomadët që kalonin aty. Pas pak Profeti Ibrahim u kthye prapë në Palestinë që të vizitoj familjen e tij dhe e vërejti se ata ishin mirë dhe kishin gjithçka që ju duhej.
Allahu i kishte thënë profetit Ibrahim që të ndërtoj një altar për te. Ibrahimi dhe Is’maili e mbaruan një gur – Kaab (ose Kub) – e cili do të bëhej vend në të cilin mblidhen të gjithë që dëshirojnë që të forcojnë besimin në Allahun.
Ky kub përdorej edhe nga besimet tjera. Pas shumë viteve, Allahu i tha profetit Muhammed që të rindërtoj Kaab-ën (Kubin) vetëm për ata të cilët dëshirojnë t’i luten Allahut. Në vitin 628 profeti Muhammed u nis për një udhëtim me 1400 besimtarë për të vizituar Kaab-ën dhe kjo shënon shtegtimin e parë të Islamizmit dhe ringjall traditën e profetit Ibrahim.



Ramazani është muaji i agjërimit në fenë islame. Ramazani është një nga muajt sipas kalendarit islam dhe ka 30 ose 29 ditë. Vlera e muajit të ramazanit është e madhe për muslimanët për atë shkak është bërë obligim agjërimi i këtij muaji. Madhështor e bën këtë muaj Kur'ani famëlartë sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e tij dhe në këtë muaj është bërë kompletimi i tij. Këtë muaj janë të obliguar të gjithë muslimanët e muslimanet ta agjërojnë, përveç atyre të cilët lirohen nga agjërimi sipas rregullave Islame.
Tabela e përmbajtjeve
1 Vlerat e këtij muaji
2 Agjërimi gjat këtij muaji
2.1 Vlerat e agjërimit të Ramazanit
2.2 Kushtet e mosagjërimit
2.3 Zëvendësimi i mosagjëruesit
2.4 Kompenzimi i mos agjëruesit
3 Shih edhe



Vlerat e këtij muaji

Pika e parë: Agjërimi i muajit të Ramazanit është nga pikat e para të "Themeleve të Besimit" të fesë Islame. Agjërimi ka disa anë të dobishme, që mbështeten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqërore dhe individuale, sidomos në edukimin e veseve të nefsit dhe për të shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., për mirësitë që na ka dhënë. Muaji i Ramazanit është një vërejtje dhe paralajmërim nga pikëpamja e Edukatës Hyjnore, sepse ka shumë dobi. Ja një nga këto:
All-llahu xh.sh. i Madhëruar, faqen e tokës e ka krijuar në formën e një sofre, tryeze, me të gjitha llojet e mirësive dhe e ka shtruar përpara të gjithë popujve në një mënyrë të atillë: “nga nuk e kujton fare (nga s’ta merr mendja); dhe në këtë mënyrë, Ai shfaq Edukimin e Gjithmëshirshmërisë dhe Plotmëshirshmërisë së Vet. Njerëzit, nën perden e pakujdesisë të të mirave materiale, nuk po munden të vlerësojnë dhe të çmojnë të mirat e All-llahut xh.sh.. All-llahu i Madhëruar me urdhërin e agjërimit të Ramazanit, i shtyn besimtarët të vihen në pozitën e një ushtrie. Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, duke dalur para Mbretërisë, i fton besimtarët të marrin pjesë në një adhurim dhe festë të amshueshme. Ata dalin dhe presin ftesën Hyjnore të iftarit me fjalën e ezanit të akshamit, duke thënë: “All-llahu- Ekber!", që shpirtërisht ka këte kuptim: "Urdhëroni robërit e Mi të nënshtruar”. Përkundrejt kësaj situate të bukur të Mëshirshmërisë së Gjerë të të Gjithmëshirshmit, besimtarët përgjigjen me një rregullsi dhe përsosmëri të shkëlqyer. Të gjithë besimtarët në momentin e iftarit, përpara sofrës presin urdhërin e Krijuesit të Madhëruar. Çfarë thua, a e meritojnë t’u thuash njerëz,atyre që nuk marrin pjesë këtë adhurim të ndershëm dhe fisnik?
Pika e dytë: Kjo pikë e ka qëllimin tek falenderimi i mirësive të All-llahut xh.sh..dhe përmban shumë dobi, por ne do të parashtrojmë vetëm një. Siç është treguar edhe në “Fjalën e Parë", nuk mund të merret me mend se sa çmenduri është të shpërblesh shërbëtorin për arsye se ka sjellur dhurata nga mbreti, duke mosvlerësuar atë që i ka dërguar dhe në mënyrë të pakujdesshme t'i nënvlerësosh ato, kur dihet që ato dhurata kanë vlerë të jashtëzakonshme. Pra duhet pranuar se All-llahu i Madhëruar, përballë mirësive që ka ekspozuar në faqen e tokës, kërkon falenderime nga njerëzit.
Shkaqet e dërgimit të mirësive, nuk vlejnë për gjë tjetër, por më tepër ato janë si një shërbyes. Ne veten e konsiderojmë mirënjohës ndaj tyre, duke i dhënë një vlerë apo çmim, më shumë se sa e kanë merituar, kurse Bamirësi i Vërtetë, duke u nisur nga arsyeja e mirësive, meriton shumë më tepër falenderime. Pra duhet ta falenderosh Atë, duke i pranuar mirësitë drejtësisht nga Furnizuesi i Madhëruar, duke e ditur se kush është Pronari i vërtetë dhe të përcaktosh vlerën e tyre. Kjo do të dalë në pah atëhere kur e pranon nevojën ndaj tyre, e kjo vlerësohet vetëm kur agjëron.
Tani e kuptuat se agjërimi në muajin e Ramazanit është një "Çelës" i vërtetë për një falenderim të madh dhe të pastër. Në kohëra të tjera, ngaqë nuk kanë qenë të detyruar, shumë njerëz nuk e kanë ndjerë dhimbjen e urisë dhe nuk kanë mundur të përcaktojnë dot vlerën reale të mirësive. Njeriu nuk mund ta dijë vlerën e copës së bukës të thatë, sidomos pasanikët, të cilët e kanë mundësinë e vlerësimit vetëm gjatë muajit të Ramazanit. Kurse në pikëpamjen e besimtarit, në kohën e iftarit ajo bukë thatë, në dëshminë e shqisës së shijes, na tregon se është një mirësi e madhe.
Duke filluar që nga Mbreti dhe deri tek më i varfëri i fundit, në muajin e Ramazanit, duke vlerësuar mirësitë e All-llahut xh.sh., shpirtërisht e fitojnë sevapin e falenderimit. Besimtari është i ndaluar të hajë ditën, mirësitë e All-llahut xh.sh. dhe nuk mund t'u afrohet, duke menduar se këto mirësi nuk janë të tiat. Unë nuk jam i lirë t'i konsumoj në qejfin tim. Ato janë malli dhe mirësia e tjetërkujt dhe duhet pritur urdhërin e Tij. Me këtë mendim duke i vlerësuar mirësitë, shpirtërisht ai falenderon All-llahun xh.sh.. Tani e kuptuat se duke agjëruar, ju bëni detyrën ndaj All-llahut xh.sh., që është çelësi i falenderimit.
Pika e tretë: Ne do të shënojmë vetëm disa nga dobitë e shumta të agjërimit, që kanë si pikësynim jetën shoqërore.
Kështu: Njerëzit, Zoti i ka krijuar që të ushqehen në forma dhe mundësi të ndryshme. Sipas këtyre dallimeve, për këtë pasanikët i fton të ndihmojnë të varfërit. Kurse pasanikët gjendjen e dhimbshme të varfërisë, mund ta kuptojnë vetëm atëhere kur duke agjëruar, ta ndjejnë vetë atë. Po të mos ishte agjërimi, shumë pasanikë duke mos e provuar dhimbjen e urisë, do të binin viktimë e nefseve të tyre dhe nuk do të kishin asnjë pikë mëshire për të varfërit, të cilët kanë shumë nevojë për atë mëshirë. Ky mendim që të shtyn të respektosh racën tënde, është themeli i të vërtetës së falenderimit. Patjetër që mund të gjesh dikë më të varfër se vetja, sado i varfër që të jesh. Po qe se nuk detyrohet të vuajë urinë, atëhere askush nuk mund të kryejë detyrimin e mëshirës, që është i obliguar të bëjë mirë dhe të ndihmojë të varfërit siç e meritojnë. Pa ndjerë dhimbjen e urisë edhe në qoftë se do të bëjë mirë, e bën mangut, sepse nuk ka rënë në gjendjen e saj.
Pika e katërt: Agjërimi i Ramazanit mbi edukimin e nefsit ka shumë dobi, ne vetëm* një do të shpjegojmë:
Kështu nefsi i njeriut do ta shohë veten të lirë. Përderisa veten e imagjinon idhull, nuk pranon që dikush t'i ndërhyjë në fushën e vet. Nuk mund të pranojë se dikush po e edukon me mirësi të panumërta. Në veçanti kush ka pasuri dhe pushtet të pakufizuar dhe sidomos kur atë e ndihmon edhe pakujdesia. Në këtë rast, mirësitë e All-llahut xh.sh. i gëlltit si kafshë dhe përfiton si i shfrenuar. E pe se në muajin e Ramazanit nefsi i secilit, nga më i pasuri deri tek më i varfëri e kupton se askush nuk është zot, sepse Pronar është tjetërkush. Askush nuk është i lirë, por rob dhe e pranon se po nuk urdhëroi Ai edhe punët më të thjeshta dhe më të lehta nuk mund të realizohen. As dorën nuk mund ta zgjasë pa lejen e Tij, prandaj imagjinata e tij thyhet dhe idhujt e tij bien. Në këto rrethana i kushtohet adhurimit dhe fillon të bëjë detyrën kryesore të falenderimit. *nefs, egoja, uni, dëshira që janë të karakterizuara vetëm për këtë botë.
Pika e pestë: Prej shumicës së dobive, agjërimi është ndikimi në edukimin e nefsit,duke i përmirësuar ato. Njërin, të cilin po e përmendim më poshtë, i shërben braktisjes së punëve të liga dhe përmirësimit të sjelljeve të këqija. Nefsi i njeriut nga pakujdesia e harron vetveten, sepse mban dobësinë, varfërinë e pafundme dhe paaftësitë e panumërta. Ai nuk do që t’i shohë ato dhe ta kuptojë se është një i varfër që mund të shkojë drejt zhdukjes. Ky është edhe thelbi i fatkeqësisë, sepse ai është një krijesë që është krijuar prej mishi dhe kocke, që do të prishet së shpejti dhe do të ndahet. Ai mendon se ka një trup prej çeliku, që kurrë nuk do të zhduket, prandaj sulet pas interesave të kësaj bote, duke imagjinuar se nuk do të vdesë. Me një ambicje të tmerrshme dhe me një lidhje të fortë pas kësaj bote, bën çdo përpjekje. Tërhiqet pas çdo gjëje që është e shijshme dhe e vlefshme, duke e harruar Krijuesin që e edukon me Mëshirën e Pasosur. Më në fund rrokulliset në moralin e keq, duke mos menduar për përfundimin e jetës, sepse edhe ai do të vdesë një ditë dhe do të ikë në jetën e përjetshme. Agjërimi i Ramazanit u tregon dobësinë mosmirënjohësve, varfërinë dhe pakujdesinë e tyre. Për shkak të urisë ata mendojnë stomakun dhe e pranojnë nevojën e tij. Me anë të urisë së agjërimit, njeriu e kujton se sa mashtrues është trupi i tij dhe e pranon se ka nevojë për Mëshirën e All-llahut xh.sh.. Uria e shtyn të braktisë idhujtarinë e nefsit dhe të pranojë dobësinë dhe varfërinë e tij. Në këtë mënyrë i zgjohet dëshira që të mbështetet në praninë e All-llahut xh.sh. dhe atëhere shpirtërisht bëhet gati që me dorën e falenderimit të trokasë në derën e Mëshirës së Tij (me një kusht që të mos ia prishë zemrën pakujdesia).
Pika e gjashtë: Gjithashtu në muajin e Ramazanit, është zbritur Kur'ani, e cila është një ngjarje e rëndësishme. Ne vetëm për një dobi do të flasim. Kur'ani i bekuar që ka zbritur në tokë pikërisht në këtë muaj, ka zgjedhur për vete muajin e Ramazanit, po këtë periudhë, për të treguar mikëpritjen e mesazhit të All-llahut xh.sh. dhe për t’u pastruar nga veset e këqija epshore. Për këtë arsye, ne duhet t’i përulemi urdhërit, duke mos ngrënë dhe pirë, veprime këto që të çojnë në përngjasimin e melekëve (engjujve). Pra siç veprojmë kur lexojmë Kur'an, ashtu edhe e dëgjojmë me respekt fjalën e All-llahut xh.sh., me një vëmendje të madhe, sikur se sapo të kishte ardhur nga Ai, nëpërmjet të Dërguarit Fisnik (a.s.), nga Xhebraili (a.s.). Të duket sikur këto fjalë po i shpreh Ai, i Pafillimti dhe kështu përfiton një kënaqësi shpirtërore, sepse mendon arsyen e zbritjes së Kur'anit në tokë. Veç kësaj, për të tjerët ju bëheni edhe si një përkthyes i posaçëm.
Në muajin e Ramazanit sipërfaqja e tokës shndërrohet në një xhami të tillë, që një milion hafizë të Kur'anit, ia këndojnë atë popullit, të cilët e dëgjojnë me respekt. Kështu sa herë që vjen muaji i Ramazanit. Këtë kuptim e nxjerr në dritë ky Ajet i ndritur:
3) Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani.
Me këtë veprim dëshmohet se muaji i Ramazanit është gjithashtu edhe muaji i Kur'anit. Përveç hafizëve të fesë Islame edhe shumë grupe të tjera, i përulen Atij kur dëgjojnë zërin e bukur të hafizëve, gjithashtu edhe shumë të tjerë këndojnë për vete. Në këtë mënyrë të ndahesh nga një xhami, prej një adhurimi të bukur që i bëhet Zotit dhe të adhurosh nefsin duke ngrënë dhe pirë, padyshim kjo sjellje është e shëmtuar dhe i hidhëron shumë ata që shkojnë në xhaminë e madhe të botës (domethënë të gjithë myslimanët që agjërojnë, konsiderohen si një xhami e madhe). Po kështu edhe kur u kundërshton atyre që agjërojnë muajin e Ramazanit, fiton urrejtjen shpirtërore të të gjithë popujve myslimanë kudo në botë.
Pika e shtatë: Prej shumë dobive të agjërimit të muajit Ramazan, është edhe vërtetimi se kjo botë është një vend tregtimi dhe bujqësie për jetën tjetër:
Pra në muajin e Ramazanit vetëm me një punë të mirë të jetës së mbrapme, përfiton njëmijë sevape. Me Kur'an dhe me Hadithe të Pejgamberit (a.s.), theksohet se jashtë Ramazanit, për çdo shkronjë të Kur'anit që ti këndon, fiton së paku dhjetë sevape, mirësi dhe fruta të xhennetit. Në muain e Ramazanit, jo dhjetë, por për secilën shkronjë fiton njëmijë, kurse për ato të disa ajeteve, siç janë ato të “Ajetul Kursi”-së, fiton me mijëra sevape. Në të xhumatë e muajit Ramazan dhe në natën e Kadrit, për një shkronjë fiton tridhjetëmijë sevape. Ja pra, një shkronjë njeriut i jep tridhjetëmijë sevape dhe Kur'ani për atë bëhet dobiprurës në muajin e Ramazanit, si një pemë e xhennetit, "Tuba”-s, një dru frutor i shndritshëm dhe i përjetshëm.Tani ec,duke kujtuar dhe soditur këtë tregti të amshuar dhe të përjetshme dhe kuptoje se sa humbje të pafundme është për ata që nuk e çmojnë Kur'anin.
A e kuptove se Ramazani është një model ekspozite dhe shumë fitimprurës për jetën e përjetshme? Për të mbjedhur prodhimet e jetës tjetër, Ai është si ai shiu i prillit në pranverë. Prandaj ndaj mirësive dhe Edukatës së Zotit xh.sh., është si një festë dhe parakalim zyrtar. Ky është një shkak i arsyeshëm për t'i urdhëruar myslimanët të agjërojnë Ramazanin dhe të mos i shtojnë pakujdesitë. Të mos jenë të pangopur ndaj ushqimit dhe pijes, larg nefseve dhe nevojave kafshërore dhe orekseve të papëlqyera. Kështu urdhërohen që për një kohë të shkurtër të braktisin veset kafshërore dhe t’u shëmbëllejnë melekëve të pamëkatshëm. Ndoshta njeriu duhet ta mendojë se ka hyrë në tregtinë e jetës tjetër, për të mbledhur prodhimet e saj, prandaj le të bëhet njeri i pamëkatshëm për një farë kohe. Shpirtërisht le t’i braktisë nevojat dhe të bëhet Pasqyra e Gjithëdrejtuesit duke pranuar dobësinë dhe varfërinë e vet.
Në muajin e Ramazanit myslimanët në këtë jetë të përkohshme, me një jetë të shkurtër u jepet mundësia të përfitojnë moshën e përjetshme dhe një jetë të përgjithmonshme.Vetëm në muajin e Ramazanit njeriu mund të përfitojë frutat e një moshe të gjatë prej tetëdhjetë vjetësh. Në Kur'an theksohet se nata e Kadrit vlen më shumë se njëmijë muaj.
Shpesh herë një Mbret i Famshëm, disa ditë të vitit i zgjedh për vetveten si ditë festimi apo kuvendi dhe shtetasit e posaçëm të vet i njeh me ligje të veçanta, ndoshta dhe u falë dhurata të veçanta, duke qëndruar ballë për ballë njëri tjetrit pa kurrfarë perdeje, ashtu siç u ka hije shtetasve besnikë.
Po kështu edhe Sunduesi i Pafillimtë dhe i Pambarimtë, Mbretëria e të Cilit arrin në njëzetetetë mijë botëra, ku të gjitha mbretëritë lëvizin me Fermanin e Urdhërave të Tij. Mesazhin dhe Fermanin më të madh dhe më të përsosur neve na i ka zbritur në muajin e Ramazanit. Kjo është edhe arsyeja që Ramazani të bëhet si festë e veçantë për All-llahun xh.sh., të Gjithdijshëm dhe të shndërrohet në një ekspozitë të madhe të Edukatorit të Vërtetë dhe në një kuvend shpirtëror. Pra kjo festë që thamë është Ramazani i Bekuar. Në të vërtetë për nga angazhimi i largimit të veseve epshore dhe të jetës kafshërore, duhet të na urdhërohet për një agjërim. Përsosmëria e Tij më e madhe është se ashtu siç na largon nga nevojat e stomakut, na pastron edhe nga zilia e shqisave; syri, veshi, zemra apo mendimet e liga të imagjinatës.
Domethënë secilës shqisë i ndalohet të ndërhyjë në shijime të ndaluara dhe të padobishme.
Përshembull: Gjuhën ta ndalosh nga gënjeshtra, përgojimi dhe nga fjalët e papëlqyera, sepse për të tilla veprime është duke agjëruar edhe ajo. Atë ta angazhosh në këndimin e Kur'anit, të bëjë "tespih", të përmendë All-llahun xh.sh., të pendohet për gabimet dhe t’i dërgojë përshëndetje Pejgamberit (a.s.).
Shembull tjetër: Syrin ta ndalosh nga vështrimi i harameve dhe nga lëvizjet në vende të dyshimta, kurse veshin ta drejtosh të mos dëgjojë fjalët e liga, por Kur'anin dhe fjalët e drejta. Në këtë mënyrë edhe shqisat e tjera i shtyn të agjërojnë në këtë muaj të ndritur.
Në qoftë se gjatë agjërimit e ndalon të punojë këtë fabrikë të madhe të stomakut, tryezat e tjera do t’i përshtaten më shumë atij.
Pika e tetë: Për jetën individuale, nga dobitë e shumta që sjell agjërimi i Ramazanit, do të veçojmë vetëm njërën.
Shpirtërisht dhe fizikisht për njerëzit, agjërimi është një ilaç me shumë efekt. Nga pikëpamja mjekësore është një dietë e mirë, sepse njeriu kur ha më tepër se sa duhet dhe pa kontroll, e dëmton stomakun, gjë që mund t’i shkatërrojë shëndetin. Duke gjykuar në këtë formë, ai mund të bëhet i pavëmendshëm edhe për ushqimiet e palejuara, gjë që do ta shqetësojë shumë shpirtërisht, jo vetëm për këtë jetë por edhe për atë tjetrën. Kjo vepër e papëlqyer bëhet shkak që zemra dhe shpirti të mos u binden urdhërave të fesë Islame. Në këtë moment nefsi i pakujdesshëm i merr në dorë frerët e njeriut dhe e sundon atë, duke e çuar ku të dojë vetë. Me agjërimin e Ramazanit njeriu mësohet të mbajë dietë. Të tillë janë edhe evlijatë, që duke ngrënë pak e pastrojnë veten nga veset e nefsit. Kështu nefsi mësohet t’i bindet urdhërave dhe stomaku i dobët e fatzi shpëton nga pesha e rëndë e bluarjes, që bëhet shkak që njeriu të sëmuret shpesh. Njeriu gjatë muajit të Ramazanit disiplinohet,që ai të mos i sulet haramit, duke braktisur hallallin. Ai e mëson njeriun ta kuptojë se qëllimi i krijimit të tij është të mos e shkatërrojë jetën shpirtërore.
Njeriu në jetën e tij në shumë raste përballohet me urinë, pra agjërimi i Ramazanit është një lloj ushtrimi, që ia kalit durimin njeriut. Agjërimi i Ramazanit zgjat rreth pesëmbëdhjetë orë në ditë dhe po të mos hahet syfyr, ai zgjat njëzetekatër orë. Pra për të kalitur durimin, ky është një ushtrim shumë i mirë dhe një ilaç për atë që nuk duron dot fatkeqësinë dhe nuk ka rezistencën e duhur. "Fabrika" e stomakut (lukthit) ka shumë anë shpirtërore, sepse pajisjet e saja kanë kontakt me vetë njeriun. Po qe se nefsi nuk e duron urinë e një muaji, atëhere sundimin e merr në dorë ai dhe bëhet shkaktari i veseve të tjera, duke u dhënë pas tij dhe duke harruar detyrat e adhurimit. Shqisat tek të vegjëlit, që janë si ato dhëmbëzat interesante, duke u marrur me ulërimën dhe tymin e "fabrikës" shpirtërore të stomakut, të ngrënit i ngatërron ato dhe ua rrëmben kohën e tyre. Po të mos ishte agjërimi, do t’i shtynte të harronin detyrat. Ky është një shkak që prej vitesh shumë njerëz të shenjtë, për të arritur përsosmërinë, e kanë mësuar veten të jetojnë me pak bukë dhe ujë. Me agjërimin e Ramazanit pajisjet e kësaj "fabrike" e kuptojnë se nuk janë krijuar vetëm që t’i shërbejnë asaj. Të tjera pajisje në vend që ta kalojnë kohën në ambjente të papastra të stomakut, ato duke agjëruar, kohën shpirtërisht e kalojnë duke provuar shije si melektë. Agjërimi e detyron njeriun ta kthejë vëmendjen nga ata që e kalojnë jetën pa ngrënë, si engjëjt. Për këtë shkak, në muajin e Ramazanit myslimanët shpirtërisht përparojnë në shkallë të ndryshme dhe sipas meritave fitojnë gëzime, qetësi dhe lehtësira të zemrës. Zemra, shpirti, mendja dhe sekretet e shqisave të besimtarëve në muajin e Ramazanit, për shkak të agjërimit përsosen dhe fitojnë shumë ngushëllime shpirtërore. Ato qeshin përballë vajtimeve të stomakut.
Pika e nëntë: Pikësynimin kryesor agjërimi i Ramazanit drejtëpërsëdrejti e ka të thyejë imagjinatën prej idhulli të nefsit dhe ta njohë dobësinë që të fillojë të bëjë adhurimin ndaj Krijuesit të tij. Këtu do të pasqyrojmë vetëm njërën nga dobitë e shumta:
Nefsi i njeriut nuk mund ta pranojë ekzistencën e një Edukatori të Gjithësisë. Ashtu si një faraon, ai kërkon të bëhet idhull. Megjithëse me shumë vështirësi, mundohu sa të duash, damari i tij përsëri kërkon të ringjallet. Ky damar i tij mund të thyhet vetëm me anë të urisë.
Përfundimisht agjërimi i Ramazanit e ka qëllimin drejtëpërsëdrejti të thyejë faraonësinë e nefsit, duke i treguar dobësinë, varfërinë dhe pafuqinë e tij. Ai e njofton se është një rob dhe asgjë më tepër.
Hadithi i Pejgamberit e ka theksuar se All-llahu i Madhëruar, nefsit i ka thënë:”Kush je ti, kush jam Unë". Nefsi i është përgjigjur: “ Unë jam unë, Ti je Ti". E ka torturuar, e ka futur në ferr dhe përsëri e ka pyetur, por ka marrë të njëjtën përgjigje: Ene ene, ente ente" (Unë jam unë, Ti je Ti) dhe asnjë torturë nuk i ka mjaftuar për t'ia thyer egon. Më pas All-llahu xh.sh. i ka bërë torturën e urisë, pra e ka lënë pa ngrënë dhe e ka pyetur: "Kush jam Unë, kush je ti?" Atëherë nefsi ka thënë:
4) " Ti je Edukatori im Mëshirëplotë, unë jam robi Yt i dobët".
(O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi profetin tonë Muhammed (a.s.), aq sa është numri i sevapeve që përfitohen nga shkronjat e Kur’anit duke e kënduar në muajin Ramazan. Sjellna të bëjmë vepra të mira për të fituar hirën Tënde. I pastër, i Lartë është Zoti i Gjithfuqishëm, nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë mbi të dërguarit dhe falenderimi i qoftë All-llahut, Zotit të gjithësisë.)

Nata e Lejletul Kadrit
Nata e lejletul kadrit eshte nata me e madhe e vitit sepse allahu xh.sh e ka cekur ne kuran ne suren el-kadr se ajo vlen sa 1000 muaj ose perafersisht 83 vjet e disa muaj d.m.th se falja,agjerimi dhe punet e tjera te devotshme vlejn sikur ti kesh bere 83 vjet.Eshte ne 10 ditete e fundit te ramazin sipas disave dijetarve eshte ne ditet tek d.m.th me 21,23,25,27,29.

Israja dhe Miraxhi

Israja është udhëtimi i Muhammedit a.s. natën prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa në Jerusalemjanë, kurse Miraxhi është udhëtimet qiellor i tije.
Tabela e përmbajtjeve
1 Hyrje
2 Israja
3 Ngjarja e Israsë dhe Miraxhit
4 Referencat
5 Shih edhe
6 Lidhje të jashtme



Hyrje

Falënderimet i takojnë All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë, Udhëzuesit të njerëzimit, kurse përshëndetjet mbi Muhammedin a.s. i cili është dërguar si mëshirë për mbarë njerëzimin! Në vitin e 12-të të pejgamberisë, i dëshpëruar nga vdekja e xhaxhait-Ebu Talibit dhe bashkëshortes së tij-Hatixhes dhe i lodhur nga refuzimet e mundimet që ia bënin mushrikët e Mekkes e të rrethit të saj, Muhammedi a.s. qetësohet e ngushëllohet me ftesën që ia bëri All-llahu xh.sh. për t'u takuar me të në hapësirat e larta qiellore. Kjo është njëra prej muxhizeve (ngjarjeve të jashtëzakonshme) të Muhammedit a.s., krahas muxhizes më të madhe të tij që ishte shpallja e Kur'anit fisnik, i cili ka qenë e do të mbetet i paarritshëm e i papërsëritshëm. Sipas shumicës së historianëve, kjo ngjarje ka ndodhur në natën e 27-të të muajit Rexhep, një vit para se Muhammedi a.s. të shpërngulej prej Mekkes për në Medine.



Israja

Kjo ngjarje, e cila quhet Isra (udhëtim nate prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem) dhe Miraxh (ngjitje në sferat e larta qiellore), përmendet si në Kur?an ashtu edhe në hadithet e Pejgamberit a.s. Në Kur?an një kaptinë e tërë quhet el-Isra, në ajetin e parë të së cilës All-llahu xh.sh. thotë:
(origjinal)ُبْحَانَ الَّذِى اَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ اِلَى الْمَسْجِدِ الْاَقْصَاالَّذِى بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا اِنَّهُ هُوَالسَّمِيعُ الْبَصِيرُ
"Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t?ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi".
Në këtë ajet përmendet vetëm njëri udhëtim, Israja, kurse për Miraxhin flitet në suren en-Nexhm, ajetet 1-18:
(origjinal)وَالنَّجْمِ اِذَا هَوَى () مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَى () وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَى () اِنْ هُوَ اِلَّا وَحْىٌ يُوحَى () عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى () ذُو مِرَّةٍ فَاسْتَوَى () وَهُوَ بِالْاُفُقِ الْاَعْلَى () ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّى () فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ اَوْ اَدْنَى () فَاَوْحَى اِلَى عَبْدِهِ مَا اَوْحَى () مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَاَى () اَفَتُمَارُونَهُ عَلَى مَا يَرَى () وَلَقَدْ رَآهُ نَزْلَةً اُخْرَى () عِنْدَ سِدْرَةِ الْمُنْتَهَى () عِنْدَهَا جَنَّةُ الْمَاْوَى () اِذْ يَغْشَى السِّدْرَةَ مَا يَغْشَى () مَا زَاغَ الْبَصَرُ وَمَا طَغَى () لَقَدْ رَاَى مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَى ()
"Pasha yllin kur bie (prej së larti poshtë)! Shoku juaj (Muhamedi që ju e njihni) nuk ka humbur, e as që ka devijuar (nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga dëshira e tij. Ai (Kur'ani) nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja). Pastaj u lëshua dhe iu afrua. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy). A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul Munteha. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi). Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet."



Ngjarja e Israsë dhe Miraxhit

Nga tradita e Muhammedit a.s. kemi këtë rrëfim:
Enesi r.a. rrëfen prej Malik ibnu Sa'sa'as r.a., i cili i ka përcjellur fjalët e Pejgamberit a.s. që i ka shprehur kur ai u ka treguar atyre për natën e Israsë dhe Miraxhit, duke thënë:
"Derisa isha në Hatim (pjesë pranë Qabes)-sipas një transmetimi thuhet edhe kjo: në një gjendje midis gjumit e zgjimit - më erdhi njëri dhe ma çau (gjoksin) prej këtu e deri këtu (duke bërë me shenjë prej zgavrës së fytit e deri ku mbijnë qimet në fund të barkut). Ma nxori zemrën dhe e sollën një enë floriri të mbushur me iman-besim, ma lajtën, ma mbushën (me iman) dhe ma kthyen në vend. Pastaj ma sollën një kafshë të bardhë që ishte më e vogël se mushka e më e madhe se gomari. Ky ishte Buraku, i cili merrte rrugë duke i vënë këmbët e para atje ku mbërrinte shikimi. Më hypën mbi të. Më mori me vete Xhibrili a.s. dhe mbërritëm deri te qielli i dunjasë. Lypi leje për t'u hapur dera. I thanë (melekët mbrojtës të qiellit): Kush është? U tha: Xhibrili. I thanë: Kush është me ty? U tha: Muhammedi a.s. I thanë: A i qenka dërguar ftesa për miraxh?! U tha: Po. Thanë: Mirë se vjen! Na gëzon ardhja e tij!' U hap dera dhe sapo hyra brenda e pashë Ademin a.s. Xhibrili më tha: Ky është babai yt, Ademi. Përshëndete! Unë e përshëndeta. Ma ktheu përshëndetjen (selamin) dhe më tha: Mirë se vjen, o bir dhe pejgamber i mirë! Pastaj Xhibrili a.s. më ngjiti më lartë derisa mbërritëm te qielli i dytë. (Përsëritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekët e tjerë). U hap dera dhe sapo hymë brenda e pashë Jahjanë dhe Isain a.s., të cilët ishin djem tejzeje. U përshëndetëm ...Pastaj Xhibrili më ngjiti deri te qielli i tretë. (Përsëritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekët e tjerë). Na u hap dera dhe sapo hymë brenda, kur ja e pashë Jusufin a.s. U përshëndetëm...Pastaj Xhibrili a.s. më ngjiti më lartë derisa mbërritëm te qielli i katërt. (Përsëritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekët e tjerë). U hap dera dhe sapo hymë brenda e pashë Idrisin a.s. U përshëndetëm...Pastaj Xhibrili a.s. më ngjiti më lartë derisa mbërritëm te qielli i pestë. (Përsëritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekët e tjerë). U hap dera dhe sapo hymë brenda e pashë Harunin a.s.
U përshëndetëm...Pastaj Xhibrili a.s. më ngjiti më lartë te qielli i gjashtë. (Përsëritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekët e tjerë). U hap dera dhe sapo hymë brenda e pashë Musain a.s. U përshëndetëm...Kur e kalova atë, ai filloi të qajë. E pyetën: Përse qanë? U tha: Qaj, ngase pas meje do të vijë një pejgamber i ri, ummeti i të cilit më tepër do të hyjnë në Xhennet sesa ummeti im. Pastaj Xhibrili a.s. më ngjiti deri te qielli i shtatë. (Përsëritet biseda e Xhibrilit a.s. me melekët e tjerë).
U hap dera dhe sapo hymë brenda e pashë Ibrahimin a.s. U përshëndeta edhe me këtë... Pastaj më ngjitën në Sidretu'l-Munteha.
Frutat e saj ishin të mëdha si hidet (xinxifet) e Hexherit (qytezë në Jemen), kurse gjethet i kishte si veshët e elefantit. Xhibrili më tha: Kjo është Sidretu'l-Muntehaja. Aty pashë katër lumenj: dy të jashtëm e dy të brendshëm. I thash: Ç'janë këta, o Xhibril? Më tha: Këta të brendshmit janë dy lumenj në Xhennet, kurse të jashtmit janë Nili dhe Eufrati. Pastaj më ngjitën në Bejtu'l-Ma'mur. Pastaj më sollën një enë me verë, një me qumësht dhe një me mjalt. Unë e mora atë me qumësht. Xhibrili më tha: Kjo është ajo natyrorja (fitrah), në të cilën gjendesh ti dhe ummeti yt.
Pejgamberi a.s. në vazhdim tha: Pastaj mu bënë farz 50 kohë namaz. U ktheva prapë dhe kalova pranë Musait a.s. Ai më pyeti: Ç'të porositi Zoti? I thashë: 50 kohë namaz gjatë ditës dhe natës. Më tha: Ummeti yt nuk do të mund t'i falë 50 kohë namaz për çdo ditë. Vallahi, unë i kam provuar njerëzit më parë se ti. I kam provuar Beni Israilët me mënyrën më të rëndë (e nuk pata sukses). Kthehu te Zoti dhe lute t'ia lehtësojë ummetit tënd! U ktheva e luta Zotin, m'i pakësoi 10. U ktheva te Musai. Më pyeti: Ç'të porositi? I thashë: M'i hoqi 10. Ma tha të njëjtën dhe kështu vazhdoi derisa u urdhërova me 5 kohë namaz. Edhe për këtë Musai ma tha të njëjtën fjalë. I thashë: I jam lutur Zotit aq shumë sa turpërohem më ta lus. Pajtohem me kaq dhe i nënshtrohem këtij urdhri. Sapo e kalova Musain, një zë më tha: Tanimë e kam përcaktuar farzin tim dhe ua kam lehtësuar robërve të Mi. (Në një transmetim tjetër thuhet edhe kjo): Ato janë 5 sa 50 për çdo ditë. Ky vendim nuk ndërrohet më! (Transmeton Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Ky ishte citati i Buhariut dhe Muslimit).
Pasi Xhibrili a.s. e kthen sërish në Mekke Muhammedin a.s. në po të njëjtën natë, të nesërmen në mëngjes Muhammedi a.s. i lajmëron shokët e vet po edhe kurejshitët që nuk i besonin. Tregimi i kësaj ngjarjeje, për muslimanët plotësisht të bindur ishte edhe një shkas plus për t'i besuar akoma më tepër Muhammedit a.s., për muslimanët e luhatshëm ishte një shkas për t'u larguar nga Islami, kurse për mosbesimtarët shkas për t'u thelluar akoma më tepër në mosbesim. Kur këta mosbesimtarë e dëgjuan këtë rrëfim menduan se më në fund gjetën një arsye për t'u tallur e për të mos i besuar atij dhe filluan ta pyesnin për Mesxhidi Aksanë se sa dritare e dyer kishte e të tjera gjëra që ata i njihnin. Pejgamberi a.s. rrëfen: 'Kur më përgënjeshtruan kurejshitët (jobesimtarë) për Isranë dhe Miraxhin, dola në Hixhër dhe All-llahu ma paraqiti (përfytyroi) Bejtu'l-Makdisin. Duke shikuar në të fillova t'i lajmëroja ata për shenjat e asaj (Xhamie), (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu).
Vetë përgënjeshtrimi i kurejshëve që ia bënë Pejgamberit a.s. lidhur me këtë tregon se Isranë dhe Miraxhin ai i ka përjetuar edhe me shpirt edhe me trup dhe se kjo nuk është ndonjë ëndërr që mund ta kishte parë Pejgamberi a.s., sepse po të ishte ëndërr, ose vetëm ndonjë udhëtim shpirtëror, nuk do të shkaktonte kaq reagime të mëdha te jobesimtarët e Mekkes, ngase ëndërra të tilla ose të përngjashme mund të shihte çdokush. Për vërtetësinë e kësaj ngjarjeje transmetohen edhe mjaft prova të tjera që Pejgamberi a.s. ua ka ofruar jobesimtarëve, siç është përshkrimi i qytetit të Jerusalemit dhe xhamisë el-Aksa ashtu siç ia përfytyroi All-llahu xh.sh. kur njerëzit që nuk i besonin kërkuan prej tij t'ua përshkruante këto; pastaj rrëfimi për hollësitë e pozitës së karavanit që ishte nisur prej Shami drejt Mekkes, të gjitha këto e të tjera të përmbledhura në koleksionet e haditheve autentike. Për më tepër lexoni ndonjë përmbledhje hadithesh, si për shembull Sahihul Buhari në gjuhën shqipe etj.


Shih edhe

Emri Koha Sunnet Farz Sunnet të fundit Vitër
Sabahu (فجر) Para lindjes së Diellit 2 Rekat 2 Rekat s'ka s'ka
Dreka (ظهر) Pasdite gjer ne Ikindi 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat s'ka
Ikindia (عصر) Pas dreke gjer në perëndim të Diellit 4 Rekat 4 Rekat ska s'ka
Akshami (مغرب) Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci s'ka 3 Rekat 2 Rekat s'ka
Jacia (عشاء) Nga akshami gjer në mesnatë 4 Rekat 4 Rekat 2 Rekat 3 Rekat

https://albaniaforum.albanianforum.net

Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi